Hetimet për Saimir Tahirin, pyetet në Prokurori shoferi i ish-ministrit


Hetimet për Saimir Tahirin, pyetet në Prokurori shoferi i ish-ministrit

10:34 08/05/2018

Gent Ceka, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është marrë në pyetje për herë të dytë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai ka qëndruar për më shumë se tre ore përballë prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, ku ka dhënë sqarime për disa episode ku përmendet emri i tij në çështjen “Tahiri”.

Ceka është përmendur në rastin e Orest Sotës, ku sipas deklarimeve të deritanishme të tij, ka qënë ai që ka harruar në makinën e Sotës, dy patentat e lundrimit të ish-ministrit. Gjithashtu Gent Ceka, sipas prokurorisë, ka dhe disa hyrje-dalje jashtë vendit  me Orest Sotën. Ky i fundit u pyet ditën e hënë nga Prokuroria. Sota u ndalua në muajin Nëntor në Elbasan pasi në makinën e tij u gjetën dy patentat e Tahirit, së bashku me 863 mijë Euro.

Sipas dëshmisë së 25-vjeçarit, ato para ishin për firmën “Kurum” për t’i lënë garanci për blerjen e një sasise të madhe hekuri. Ndërsa për patentat tha se i kishte harrura Gent Ceka. Javen e kaluar grupi hetimor i dosjes Tahiri pyeti truprojën e ish-ministrit Elvis Rexha. Prokuroria e Krimeve të Rënda pas marrjes së këtyre dëshmive do të thërrasë dhe ish-ministri Tahiri për ta pyetur. Por kjo pritet të ndodhë vetëm pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të konfirmojë zëvendësimin e tij.

Tv Klan






Të ngjashme