Mes shtëpive të përmbytura


Mes shtëpive të përmbytura

23:40 01/12/2017

Zona e Valiasit është një ndër më të goditurat nga përmbytjet. Gjatë natës së mbrëmshme uji ka shkuar deri në dy metra lartësi ndërsa sot shtëpitë janë të mbushura me baltë. Ndërsa në oborret e tyre gjenden edhe kafshë të mbytura.

“Ndodhemi ne zonën e Valiasit, siç duket uji nuk është larguar ende nga banesat. Në disa banesa ai ka arritur deri në një metër lartësi”.

Në ditë pas vërshimit të ujit në këtë zonë, këto janë pasojat që ai ka lënë pas.

Orendi të shkatërruara, baltë dhe bagëti të mbytura është pamja me të cilën përballesh në çdo vend.

Kafshët e ngordhura gjenden kudo dhe në qoftë se nuk largohen, prania e tyre mund të shkaktojë ndonjë epidemi tek banorët.

Ata bëjnë thirrje për ndihmë, por nuk e fshehin as mungesën e besimit duke iu referuar viteve të shkuara kur janë përmbytur.

Klan Plus






Të ngjashme