Mesazhi i Presidentit Bush për Mejdanin dhe Metën – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Presidenti i ri i SHBA, Xhorxh Bush, i ka dërguar sot një mesazh Presidentit Mejdani dhe Kryeministrit Meta. Ky telegram vjen si përgjigje për urimet që presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, i kishin dërguar në lidhje me zgjedhjen e tij si president i SHBA. Jam i sigurt se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe SHBA, do të vazhdojë të forcohet më tej, shkruan presidenti Bush./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego