“Mesazhi” i Xhensilës për këngëtaren: Nëse të pyet policia…
Xhensila Myrtezaj është një këngëtare mjaft e dashur nga publiku për zërin dhe buzëqeshjen e saj. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Klanifornia” në Tv Klan këtë të shtunë, nga ku tregoi detaje nga jeta e saj private.
Këngëtarja e njohur u përball gjithashtu me një sfidë të veçantë. Ajo duhet t’i shkruante një kolegeje një tekst që ia diktonte drejtuesja e emisionit Marina Vjollca.
“Do duhet që t’i shkruash një kolegeje që e ke të afërt dhe tekstin do ta diktoj unë. “Nëse të pyet policia, i thuaj që kam qenë me ty mbrëmë”, tha Marina.
“Do kujtojnë me të vërtetë se unë… Kjo është e frikshme, do u prish njerëzve terezinë”, tha Xhensila, ndërsa mesazhin ia dërgoi këngëtares Kida. /tvklan.al