Mesazhi i Xhihanit për njeriun që i “shpëtoi” jetën


Mesazhi i Xhihanit për njeriun që i “shpëtoi” jetën

10:27 09/01/2018

Aktori turk Erkan Petekkaya tashmë duket se i ka hedhur pas problemet e tij me shëndetin, të cilat për një kohë e detyruan edhe të ndërpriste xhirimin e serialit “Fate të Kryqëzuara”.

Për këtë ai ka një falënderim të veçantë për njeriun që e shëroi.

Miku im i dashur, mjeku Rasim Guzel. E falënderoj që më shëroi nga problemi i gurëve në veshka

”, shkroi Petekkaya në një postim në rrjetet sociale.

Aktori 47-vjeçar, i njohur në Shqipëri si Xhihani i serialit “Fate të Kryqëzuara”, kishte vite që vuante nga gurët në veshka që herë pas here e detyronin të shtrohej me urgjencë në spital. /tvklan.al





Të ngjashme