Mesazhi i Xhorxh Bushit për Metën: Përgëzoj Qeverinë Meta për luftën kundër krimit (20 Mars 2001)
Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush i ka dërguar një mesazh kryeminstrit shqiptar Ilir Meta ku shpreh dëshirën për bashkëpunim me qeverinë shqiptare për çeshtje me interes të përbashkët. Unë vlerësoj lart marrëdhëniet e ngushta që gëzojnë SHBA dhe Shqipëria dhe vazhdoj të shpresoj të punoj me ju dhe qeverinë tuaj për çeshtjet me interes të përbashkët, shprehet Presidenti Bush në letrën drejtuar Kryeministrit Meta.
Presidenti Bush shprehet se mirëpret partneritetin e qeverisë shqiptare në promovimin e reformave ekonomike, politike dhe ushtarake dhe mbëshet fuqimisht përpjekjet e Qeverisë Meta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zoti Bush shprehet se duke bashkëpunuar si në nivelin bilateral ashtu dhe në kuadër të Paktit të Stabilitetit, unë shpresoj se qeveritë tona do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe ndër to një Ballkan në paqe dhe stabilitet për të cilën ne të jemi krenar, shkruan në fund të letrës Presidenti Bush./tvklan.al