Mesazhi: Punonjës të Ministrisë së Financave po djegin dokumente
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, ku thuhet se në zyrat e ministrisë së Financave po digjen dokumente.
Në këtë ministri ka qenë drejtues, Arben Ahmetaj, i cili ka lënë detyrën një ditë më parë dhe është zëvendësuar nga Helga Vukaj.
Statusi i Sali Berishës:
Ish ministri Zho- Zho djeg dokumenat e ministrisë. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“23/05/2017, 10:08:40: Mirëmëngjesi Doktor, sa me dërguan mesazhin me poshtë nga staf i ministrisë se financave:
Punonjës të ministrisë së financave që në orët e para të mëngjesit po djegin kuti me shkresa ne bodrumet e ndërtesës. Aq shume letra dhe shkresa po djegin sa lënda toksike e djegies është tepër e rëndë.”/tvklan.al