Meshë kushtuar Nënë Terezës në Katedralen e Vaut të Dejës


Meshë kushtuar Nënë Terezës në Katedralen e Vaut të Dejës

15:00 10/09/2016

Një javë pas shenjtërimit në Vatikan, një meshë falenderimi në nder të Nënë Terezës i kushtoi edhe Kisha Katolike Shqiptare.

Nga Katedralja e Vaut të Dejës, që mban emrin e shenjtores me origjinë shqiptare, ceremonia u udhëhoq nga kreu i Konferencës, Imzot Angelo Massafra dhe Nunci Apostolik, Ramiro Molinar Ingles.

Krahas besimtarëve të shumtë meshës iu bashkua edhe Presidenti Bujar Nishani. Gjatë meshës, Ipeshkvi Massafra kërkoi nga besimtarët dhe të zgjedhurit politikë, që të ndjekin shembullin e Nënë Terezës.

Për kreun e shtetit, Nënë Tereza përfaqëson dhuratën më të paçmuar që kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit.

Mesha për shenjtoren shqiptare u pasua nga një koncert kushtuar Nënë Terezës.

Tv Klan






Të ngjashme