Meshkujt që flenë herët, të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Dëshira për të fjetur herët mund të jetë një shenjë për probleme serioze të zemrës tek meshkujt.
Është ky përfundimi në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh, të cilët vëzhguan 2400 meshkuj të rritur.
Ekspertët në Universtetin Hiroshima zbuluan se meshkujt me presion të lartë të gjakut, i njohur si hipertension, kanë tendencën të shkojnë më shpejt për të fjetur. Një moment që janë në shtrat, ata nuk bëjnë gjumë të mirë, duke u rrotulluar e lëvizur shumë herë gjatë natës.
Hipertensioni është një gjendje e cila rrallë herë shfaq simptoma, por nëse lihet pa kuruar mund të çojë në goditje në zemër dhe tru./tvklan.al