Mësime shqip në shkollat e Nju Jork


Mësime shqip në shkollat e Nju Jork

12:48 04/05/2018

Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme dhe zyrtarët kanë deklaruar të enjten që gjuha shqipe i shtohet listës.

Janë 60,000 banorë me prejardhje shqiptare që jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar të vitit 2015.

Më shumë se gjysma banojnë në New York City.

PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht. Këshilltari Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar në implementimin e programit të ri.

DOE gjithashtu do të hapë programe të reja mësimore në gjuhën arabe, bengale, kineze, frënge, italiane, koreane, polake, ruse, spanjolle dhe urdu./tvklan.al  






Të ngjashme