Mesnata, fundi i merkatos së Janarit


Mesnata, fundi i merkatos së Janarit

17:30 31/01/2017

Orët e fundit të merkatos së Janarit kanë shtuar ethet në klubet e futbollit. Janë momentet e konfirmimit të kërkesave dhe ofertave para se çdo gjë të marrë fund.

Të konfirmuara janë lëvizja e Ranocchias nga Inter tek Hull City në formë huazimi.

Emanuel Adebayor firmosi për Istanbul Basaksehir. Një rrezik më shumë për aktivizimin e Cikalleshit.

Bayer Leverkusen njofton se ka nënshkruar deri në 2022 me talentin xhamajkan të Genk, Leon Bailey.

6 muaj pasi e bleu, PSG e largoi Rodriguez Jese tek Las Palmas, futbollisti pranoi edhe me ulje të pagës.

Chelsea ka gati 30 milionë pound për sulmuesin e Celtic Glasgow, Moussa Dembele.

Klubet po shpejtojnë, pasi merkato mbyllet në orare të ndryshme në vende të ndryshme të Europës.

Në Gjermani, çdo gjë duhet të ketë përfunduar në orën 17:00. Në Itali në 22, ndërsa në Angli, Spanjë, Francë dhe Holandë në 23.

Premier League u lejon klubeve të paraqesin një dokument deri në orët e vona në 31 Janarit me anë të të cilit sigurohet transferimi i futbollistit. Kjo u jep kohë klubeve të pregatizin dokumentacionin formal.

Sa i përket transfertave ndërkombëtare, secila prej tyre duhet të regjistrohet në

Tranfer Matching System

të FIFA -s deri në mesnatën e 31 Janarit. Por mund të ndodhë edhe si në rastin e David De Gea, i cili nuk mundi të shkojë nga Manchester United tek Real Madrid pasi sistemi nuk funksionoi për disa orë.

Tv Klan






Të ngjashme