Messi fiton Topin e Artë për herë të 6-të
Lionel Messi fitoi për herë të gjashtë “Topin e Artë”, duke shkruar emrin e tij me gërma të arta në librat historisë së futbollit.
Ylli argjentinas parakaloi rivalin e tij më të fortë, Cristiano Ronaldon, i cili e ka fituar 5 herë këtë çmim prestigjioz.
Në momentin e marrjes së trofeut, Messi rrëfeu me emocion se nuk ka reshtur kurrë së ëndërruari, duke kërkuar të përmirësohet.
“Jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam dhe i shijoj edhe më shumë këto momente. Gjithçka rrjedh me shpejtësi e duhet shijuar më e mirë”, u shpreh ai.
Klan Plus