Messi i preferuari i tifozëve


Messi i preferuari i tifozëve

15:08 16/11/2016

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka mundur rivalin e tij të Real Madrid, Cristiano Ronaldo në sondazhin e ngritur për lojtarin më të mirë të 10 viteve të fundit.

Numri 10 i Barcelonës dhe Argjentinës ka marrë 49% të votave, ndërsa Ronaldo 39% në sondazhin global të organizuar nga agjencia e lajmeve “goal.com” me tifozë dhe ndjekës të futbollit.

Në garë ishin edhe Andres Iniesta që u pozicionua i treti më një diferencë të madhe prej dy vendeve të para. Vetëm 3% të votave dhe pas tij Zlatan Ibrahimovic.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë edhe këtë vit për trofeun individual të Topit të Artë.

Gjithashtu ata janë pretendentë edhe të çmimit tjetër “The Best” që akordohet nga FIFA për lojtarin më të mirë të vitit./ TV KLAN






Të ngjashme