Messi kërkon zgjidhjen e kontratës me Barcelonën


Messi kërkon zgjidhjen e kontratës me Barcelonën

21:56 25/08/2020

Tashmë është zyrtare. Lionel Messi kërkon të largohet nga Bacelona! Ylli argjentinas i ka dërguar një faks drejtuesve të klubit, ku shpreh dëshirën që të largohet nga katalanasit që këtë verë.

Sipas BBC, 33-vjeçari ka përmendur një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën, duke e lejuar atë që të largohet falas dhe menjëherë nga ekipi. Kërkesa e Messit vjen pas humbjes turpëruese të Barcelonës javën e kaluar me Bayern Munich, që u mund me rezultatin 8 me 2.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Barcelonës besojnë se kjo klauzolë e përmendur nga Messi ka skaduar dhe duhet të respektohet kontrata që është e vlefshme deri në vitin 2021 me një klauzolë prej 700 milionë Eurosh. Megjithatë, bordi drejtues pritet të mblidhet sa më shpejt për të shqyrtuar këtë kërkesë të Messit.

Lionel Messi kishte një klauzolë në kontratën e tij që e lejonte të largohej falas nga ekipi nëse shprehte dëshirën përpara datës 10 Qershor. Kjo datë ka kaluar, dhe për këtë arsye Barcelona thotë se klauzola nuk është më në fuqi. Pritet që të ketë një betejë ligjore mes yllit argjentinas dhe klubit katalanas. /tvklan.al






Të ngjashme