Messi mund të largohet nga Barça?
Mediat spanjolle aludojnë për një lëvizje në 2021
Lionel Messi mund t’i thotë lamtumirë Barcelona në 2021. Ky është lajmi që po qarkullon në mediat spanjolle i përhapur nga radio “Cadena Ser”, që shton se argjentinasi është mërzitur me situatën në klubin katalanas.
Marrëdhëniet e tij me trajnerin Quique Setien nuk janë të mira. Situata e krijuar ka ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës së Messi-t, që do të zgjatej deri në 2023. Nëse Messi largohet do të jetë një lëvizje e bujshme. Ky sezon te Barcelona nuk po shkon siç duhet, pasi problemet në klub po reflektohen në fushë.
Real Madrid është 4 pikë larg në krye duke vënë në diskutim titullin kampion. Barça po udhëhiqte deri para disa javësh renditjen që u përmbys pas gabimeve në takimet e fundit.
Tv Klan