Messi paguan 370 mln Euro taksa në katër vite

Lionel Messi

Messi paguan 370 mln Euro taksa në katër vite

19:10 10/02/2021

Mediat spanjolle bëjnë zbulimin

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë gjatë katër viteve të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle “El Periodico”.

Duke u bazuar dhe në kontratën e çmendur dhe faraonike të Messit te Barcelona, gazeta ka dalë në përfundimin se argjentinasi paguan më shumë se 120 mijë qytetarë të zakonshëm spanjoll.

Messi besohet se ka kontribuar për një total prej 370 milionë Euro nga viti 2017 deri më tani, një shifër tejet e lartë kjo për një qytetar të zakonshëm, por jo për 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Argjentinasi besohet se ka firmosur një kontratë katërvjeçare të vlefshme plot 555 milionë Euro me Barcelonën. Këtu nuk llogariten të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Klan News






Të ngjashme