Messi pranë rinovimit të kontratës
Lionel Messi është pranë firmës në kontratën e re. Kjo të paktën sipas radios “Cadena Ser”. Ikona e Barcelona pritet të firmosë një marrëveshje deri në 2021 me mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Radio spanjolle zbulon edhe klauzolën që do të ketë Lionel Messi në rast largimi, nga 250 milionë do të shkojë në 400 millionë euro.
Argjentinasi është nën kontratë edhe për 1 sezon tjetër dhe ofertat që nuk mungojnë vendosën nën presion drejuesit e Klubit Katalanas. Pritet që kontrata e re të firmoset pas 30 Qershorit. Lionel Messi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Barcelona ku mbërriti kur ishte vetëm 13 – vjeç. Gjatë kësaj preiudhe ai ka fituar gjithçka me këtë fanellë përfshi 5 herë Topin e Artë.
/TV KLAN