Messi, probleme me kontraten
Pas zërave të javëve të shkuara, mbërrijnë konfirmime të tjera mbi problemet që po has Lionel Messi në tratativat për rinovimin e kontratës me Barcelonës. Në një intervistë për katalanasen "El Mundo Deportivo", vetë zv/presidenti i klubit blaugrana Javier Faus dha një sinjal të fortë rreth së ardhmes së yllit argjentinas.
"Nuk ka arsye që të përmirësojmë kontratën e Messit çdo gjashtë muaj", ka thënë ai duke shqetësuar jo pak lojtarin dhe agjentin e tij.
Raportet e Messit dhe Barcelonës nuk janë aq të mira sa kohë më parë, çka mund të sjellë që katër herë fituesi i "Topit të Artë" të dëgjojë ofertat që mund të mbërrijnë nga klube të ndryshme.