Mësuesit grevistë dhe prononcimet e politikanëve (25 Janar 1999)


Mësuesit grevistë dhe prononcimet e politikanëve (25 Janar 1999)

11:51 25/01/1999

Greva e mësuesve ka hyrë në ditën e dytë të saj. Sipas Federates Sindikale përgjegjëse për grevën është Qeveria e cila zvarrit plotësimin e kërkesave të mësuesve. Ky është dhe shkaku që situata rëndohet dhe greva vazhdon. Sipas Federatës Sindikale, në shkollat e mesme, vetëm gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë nuk është përfshirë në grevë.

Takimet e zhvilluara nuk kanë sjellë asnjë rezultat e cila ka sjellë që greva të vazhdojë të jetë në po të njëjtën gjendje. Kjo federatë shpreson në një takim me presidentin dhe presidentin. Kjo federatë dënon dhunën në Kuçovë ndaj mësuesve të një shkolle 9-vjeçare. Greva e nisur do vazhdojë deri në realizimin e kërkesave më kryesore.

Rreth kërkesa të sindikalistëve kanë reaguar:

Neritan Ceka: Prononcimi i partisë në përgjithësi është gjithmonë në favor të ngritjes së rrogave e të nivelit të jetesës, veçanërisht të atyre punonjësve që janë përkushtuar punës me shumë se çdo kategori tjetër.

Limoz Dizdari: Arsimtarët kanë të drejtë. Por fatura e realizimit të kërkesave që paraqesin arsimtarët nuk është e vogël, është goxha e madhe.

Skënder Gjinushi: Çfarëdo që të kërkojnë kanë të drejtë po të merret moralisht. Koncepti ynë socialdemokrat është që një nga drejtimet kryesore të interesimit të shtetit duhet të jetë arsimi.

Anastas Angjeli: Rritja e pagave të arsimtarëve të bëhet me 1 Prill sikurse do bëhet për gjithë sektorët buxhetorë duke u rritur 10 %./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme