Mësuesit vullnetarë që mësojnë fëmijët refugjatë nuk paguhen nga Ministria (16 Qershor 1999)


Mësuesit vullnetarë që mësojnë fëmijët refugjatë nuk paguhen nga Ministria (16 Qershor 1999)

12:50 16/06/1999

Një javë mësim në shkollat verore dhe asnjë shenjë pagese për mësuesit që janë të ingranuar në to. Përveç mësuesve kosovarë 500 të tjerë në gjithë vendin janë mësues shqiptarë. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Sindikatën e Arsimtarëve Kosovarë kanë diskutuar duke marrë premtimin e Internacionales së Arsimit për 1 milion dollarë për pagat e mësuesve.

Vërtetë në fillim shumica e tyre janë nisur vullnetarisht për të bërë një punë të mirë por pastaj ata duan dhe shpërblimin.Nga zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit mësojmë se ky fond ende nuk ka mbërritur. Kjo ministri po përpiqet tani për mësuesit që përmban struktura e saj. Ndërsa Ministri i Arsimit të Kosovës që ndodhet këtu sqaron situatën pa pagesë dhe tregon planin e Ministrisë së tij.

Ministri i Arsimit të Kosovës: Përsa i përket pagesave ne tani për tani sipas dëshirës së arsimtarëve, ata janë të gjithë të lajmëruar si vullnetarë, tani për tani si vullnetarë punojnë. Ne po bëjmë përpjekje në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në bashkëpunim me të gjithë donatorët që po afrohen që të sigurojmë sadopak një shpërblim të cilin vërtet e meritojnë. Ne maksimalisht tani jemi të preokupuar për vazhdimin e shkollës në Kosovë, për normalizimin e situatës në Kosovë dhe ne jemi në kontakt qysh tani me shumë organizata, të cilat merren me arsim, me Bankën Botërore e të tjera, dhe këto ditë jemi në përfundim të një projekti, për kërkesën, për nevojat e shkollave të cilat na duhen në Kosovë të fillojnë menjëherë në Shtator.

Pra këto shkolla vere të parashikuara se do të shkonin edhe më vonë në Shqipëri, zgjidhja e shpejtë e çeshtjes kosovare i bën të mos mendojnë më për të po për kthim në trojet e tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme