Mësuesja i bën surprizën emocionuese, balerina: Ka qenë e rreptë si gjerman
Në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë të ftuara dy balerina të njohura, dy mikesha të ngushta, të cilat jo vetëm që ndajnë së bashku vitet e shumta të njohjes që në moshën 6-vjeçare, por gjithashtu edhe të njëjtin profesion ku jeta shpesh i ka vendosur edhe në të njëjtin vend pune.
Bëhet fjalë për dy balerinat e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të njohura gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e tyre në televizive të ndryshme, ku edhe në këto raste kanë qenë në bashku. Bëhet fjalë për Lori Bala dhe Ledia Sulaj, të cilat në emision kanë folur jo vetëm për profesionin e tyre, por gjithashtu kanë ndarë kujtimet e tyre së bashku si mikesha të ngushta.
Një surprizë e bukur për to ka qenë një video-mesazh nga mësuesja që kanë pasur dikur, Bela. Vajzat emocionohen dhe shprehen të lumtura që kanë marrë një mesazh të tillë nga mësuesja të cilën e konsiderojnë një mësuese shumë të rreptë. /tvklan.al