Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet


Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

09:14 06/08/2019

Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një tjetër mesazh, palëve politike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thotë se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, pasi sipas tij, pa zgjedhje nuk ka demokraci, as drejtësi të pavarur dhe as ndëshkim të politikanëve.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”.

Kreu i Shtetit gjithashtu thekson se moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

“Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisëme Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. “18 tetori po afron!/tvklan.al






Të ngjashme