Meta ashpërson gjuhën: Bashkitë mos bëjnë presione ordinere për të mbledhur vota


Meta ashpërson gjuhën: Bashkitë mos bëjnë presione ordinere për të mbledhur vota

10:18 02/10/2020

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet dhe u ka bërë thirrje bashkive të vendit që të mos abuzojnë me pushtetin dhe mos t’u bëjnë presione qytetarëve për të mbledhur vota.

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës. Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit”.

Kreu i shtetit thotë se reforma administrative është keqpërdorur dhe nuk ka ndihmuar për t’u ofruar qytetarëve shërbime më të mira.

“Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Ndal abuzimit me pushtetin vendor nga cilido”/tvklan.al






Të ngjashme