Meta, bashkëbisedim me raportuesen për Shqipërinë në PE


Meta, bashkëbisedim me raportuesen për Shqipërinë në PE

11:46 08/12/2020

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me raportuesen për Shqipërinë në PE, eurodeputeten Isabel Santos dhe ambasadorin Luigi Soreca.

Meta thotë se ka siguruar Santos se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.

“Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”, shkruan Meta.

Ai falenderon Santos për vëmendjen që i ka kushtuar në projektrezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme