Meta dekreton ligjin për dhurimin e banesave për të prekurit nga tërmeti


Meta dekreton ligjin për dhurimin e banesave për të prekurit nga tërmeti

11:32 13/12/2019

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin për dhurimin e banesave familjarëve të viktimave të tërmetit të 26 nëntor.

Nga ky tërmet shkatërrimtar, mbetën 51 viktima, në Thumanë, Durrës dhe në Tiranë, më shumë se 900 të lënduar, ndërsa me mijëra persona mbetën të pastrehë pas dëmeve të shumta në banesa, duke i kthyer ato të pabanueshme.

Dëmet në banesa janë regjistruar në disa qytete veç të sipërpërmendurave, si në Krujë, Laç e Lezhë/ tvklan.al






Të ngjashme