Meta dekreton Rektorët e Universiteteve Publike
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëve të universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 Korrikut.
Ceremoia e posaçme u organizua këtë të hënë në Presidencë, ku rektorët morën zyrtarisht detyrën. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.
Presidenti Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se sfidat e tyre janë të vështira, por jo të pamundura.
“Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë. Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”, tha ai.
Rektorët fitues në zgjedhjet e fundit universitare të cilët kanë marrë sot zyrtarisht detyrën pas dekreteve të emërimit të Presidentit janë:
Universiteti i Tiranës – Artan Hoxha
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë – Arben Gjata
Universiteti Politeknik i Tiranës – Andrea Maliqari
Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fatbardh Sallaku
Universiteti i Sporteve të Tiranës – Agron Kasa
Universiteti i Arteve – Kastriot Çaushi
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës – Kseanela Sotirofski
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan – Skënder Topi
Universiteti Fan.S. Noli, Korçë – Dhimitri Bello
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër – Suzana Golemi
Universiteti Ismail Qemali, Vlorë – Roland Zisi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër – Bektash Mema
/tvklan.al