Meta dhe Berisha flasin për kryeministerin e ardhshëm – (15 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një ditë pas deklaratës publike të kryetarit të mazhorancës socialiste Fatos Nano, në përkrahje të kryeministrit Ilir Meta, ky i fundit është shprehur se çështja e zgjidhjes së kryeministrit të ardhshëm nuk përbën ndonjë shqetësim apo kuriozitet për të. Për Metën kanë rëndësi zhvillimi i zgjedhjet e parlamentare më të lira e më të ndershme, se zgjedhjet e Tetorit.
Kryeministri Ilir Meta:- “Dua t’ju sigurojë se çështja e kryeministrit të ardhshëm, nuk përbën asnjë lloj shqetësimi dhe kurioziteti për mua, së dyti, mendoj se këto zgjedhje në radhë të parë duhet të jenë zgjedhjet më të mira, më të drejta, më të lira dhe më të ndershme se zgjedhjet e Tetorit. Njëkohësisht angazhim tjetër i imi është raporti i KE lidhur me përgatitjen e Shqipërisë për procesin e Stabilizim Asocimit të jetë pozitiv. Përsa u takon të tjerave janë të parëndësishme”.
Ndërkohë lideri demokrat Sali Berisha është shprehur i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të Qershorit.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “E vërteta është se s’është gjë tjetër vetëm beteja e Sanços dhe e Donit me mullinjtë e erës, për postin e kryeministrit, se ai i përket vetëm opozitës. Opozita është e sigurt në të ardhmen për fitoren e saj”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame