Blushi: Ministrat ikën si taksë për koalicionin me Metën


Blushi: Ministrat ikën si taksë për koalicionin me Metën

16:09 16/03/2017 https://youtu.be/QbtiJXTNh6Y

Ndryshimet e propozuara në qeveri kanë përplasur kryetarin e LIBRA-s, Ben Blushi me kryeparlamentarin, Ilir Meta në seancën e kësaj të enjteje.

Shkak është bërë deklarata e Blushit, i cili ndryshimet në qeveri i sheh si një taksë për koalicionin që Rama duhet të paguante tek bashkë-kryetari Meta.

“E dëgjuat kur foli për ministrat, kur foli për kuaj gare, si mund ta pranoni ju që ndrrohen ministrant si kuaj gare është kaq reale, por asnjëherë nuk lidhen me interesin publik. Kush është shkaku real? Partia pra mbi Shqipërinë. Në fakt nuk është më një parti mbi Shqipërinë, janë dy parti mbi Shqipërinë. Ministrat u hoqën si taksë për kualicionin me Ilir Metën, taksa e Ilir Metës për rilindjen, heqja e Saimir Tahirit. Iliri hoqi Saimirin, Saimiri hoqi Ilirin, Edi ngarkoi Fatmirin”.

Por Meta iu përgjigj flakë për flakë Blushit, duke zbuluar dhe “ një sekret”.

“Meqënëse dëgjuam një fjalim historik, unë u përmenda më shumë se gjithë politikanët e vjetër nga një politikan i ri, i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër, dua t’ju them gjithë ministrave ka një datë dhe për ministra sot nesër dhe përgjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë zotit Rama, kur është bërë qeveria është që parafolësi të bëhëj ministër. Mirë është bërë që nuk është bërë ministër sepse është që Shqipëria ka një alternative të re, një shpresë të madhe te një njeri të pa provuar asnjëherë”.

Kjo është përplasja e parë mes Blushit e Metës, ndonëse kreu i Libra-s e ka akuzuar disa herë kryetarin e kuvendit si përgjegjës për keqqeverisjen./Tv Klan






Të ngjashme