Meta: Duhet politikë e mençur
Në një takim me banorët e Manzës, ish-kryetari I LSI dhe president i zgjedhur, Ilir Meta, tha se vendit i duhet një politikë e mençur që ta nxjerrë nga stanjacioni.
“Na duhet një politikë e mençur, na duhet një politikë jo për televizione e jo për të bërë lajme por një politikë që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni. E vetmja rrugë për të ecur përpara, e vetmja rrugë për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike, shoqërore është LSI”, u shpreh Ilir Meta.
Ne materialin e shpërndarë nga LSI, Meta shprehet se kjo forcë politike ka treguar që është kundër përçarjeve dhe konflikteve. TV KLAN