Meta e Shuli për sektorin rrugor (11 Dhjetor 1999)


Meta e Shuli për sektorin rrugor (11 Dhjetor 1999)

10:46 11/12/1999

Gjendje e mjerueshme e rrugëve shqiptare me të cilat gjithkush përballet çdo ditë meriton më shumë vëmendje vetëm nga dikasteret përgjegjëse. Çfarë është bërë deri tani në sektorin rrugor, një analizë e hollësishme mbi gjendjen e tyre dhe si do të përmirësohen, kanë zbritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Kryeministrin Ilir Meta, Ministren e Transportit Shuli për të nxjerrë problemet dhe detyrat për vitin 2000. Pas rendit, rrugët dhe infrastruktura janë ato që duhen vlerësuar më shumë nga Qeveria, ka thënë Shuli.

’99 ka qënë vërtet një vit i vështirë dhe me kushte jo normale, por investimet janë realizuar si asnjë vit tjetër. Pra sipas Shulit është ecur mirë. Ndërsa Kryeministri Meta ka treguar disavantazhet që kemi krahasuar me vendet e Rajonit, të cilat nuk janë disavjeçare por historike. Rendi dhe rrugët janë në kontakt të përditshëm me qytetarët të cilët janë të pakënaqur, është shprehur Meta. Duhet bërë më shumë punë dhe me mjaft përgjegjësi për shpronësimet. Supervizorëve të huaj u duhet qëndruar në kokë. Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi ndaj duhen respektuar ritmet dhe afatet, përveç cilësisë.

Me urgjencë duhet të kontrollohen të gjithë projektet që janë në zbatim . Do tu kërkohet supervizorëve të shikojnë punët përfundimtare të projekteve të tyre dhe të paraqesin grafik të rishikuar për vitin 2000. Ndërkohë që ministria duhet të ndjekë grafikët e rinj. Nuk duhet të zvarritet për asnjë sekond Komisionet e Prokurorimit për objektet e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe ato që prokuron direkt Ministria siç janë dhe tenderat për Urën e Matit, rrugën Elbasan-Librazhd e të tjerë. Qeveria u angazhua dhe mori vendim që me 12 milion dollarë që morëm nga SHBA-ja si mbështetje buxhetore që ishte premtuar për shkak të krizës së Kosovës që ne kaluam vendosi që të bëhet rrugë e re Kukës-Morinë dhe duhet të intensifikohet puna për projektin dhe menjëherë pas projektit të hapet tenderi për këtë rrugë. Kjo ka mesazhin e vet që qeveria do të punojë në lidhje me ndihmat e huaja të mos i shpërndajë në shumë drejtime por të qëndrojë në objekte që janë afatgjata në infrastrukturë dhe që ndihmojnë në zhvillimin afatgjatë të vendit.”/tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme