Meta e Thaçi ndjekin operacionin e shpëtimit në Durrës
Presidenti i Kosovës: Të gatshëm për çdo nevojë
Pasi ndoqën nga afër operacionin e shpëtimit në Lagjen 18, aty ku nga rrënojat në orët e mbrëmjes në pallatin 6 katësh dolën edhe dy trupa të pajetë, Presidenti Meta i shoqëruar nga ai Kosovës, Hashim Thaçi tha se shpëtimi i banorëve nën rrënoja vijon të jetë prioritet.
Në emër të Kosovës, Presidenti Thaçi shprehu gadishmërinë për të ofruar ndihmë në këto momente tragjike. Kreu i shtetit falenderoi shtetin dhe popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar.
Tv Klan