Meta: Europën ta ndërtojmë në Shqipëri


Meta: Europën ta ndërtojmë në Shqipëri

20:09 23/08/2016

26 vite konflikt i panevojshëm politik sipas Ilir Metës, nuk i kanë shërbyer të ardhmes evropiane të vendit.  Nga Jala, ku mori pjesë në hapjen e Akademisë politike të Lëvizjes Rinore për Integrim, kreu i LSI-së kërkoi nga të rinjtë të sjellin një model të ri në politikë, larg egoizmit dhe konfliktit politik.

Sipas Metës, e vetmja rrugë për të çuar përpara reformat e vendit është bashkëjetesa politike, për të mundësuar sa më shpejt integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Tv Klan






Të ngjashme