Meta fton në Tiranë kreun e Kuvendit maqedonas


Meta fton në Tiranë kreun e Kuvendit maqedonas

13:10 06/05/2017

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar për një vizitë zyrtare në Tiranë, kreun e ri të Kuvendit maqedonas Talat Xhaferrit.

“Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për një vizitë zyrtare në Tiranë”.

Në ftesën drejtuar Xhaferrit, Meta thekson se Maqedonia është një fqinj i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtetformues.

“Të forcojmë më tej marrëdhëniet ndërparlamentare. Dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”

, shprehet më tej Meta ndërsa thekson se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të avancojë në shërbim të perspektivës evropiane të Maqedonisë./tvklan.al






Të ngjashme