Meta: Javët në vijim miratojmë Reformën në Drejtësi


Meta: Javët në vijim miratojmë Reformën në Drejtësi

15:29 24/05/2016

Kreu i kuvendit Ilir Meta është i bindur se javët e ardhshme do të gjendet konsensusi për miratimin e Reformës në Drejtësi. Këtë deklaratë ai e bëri në sesionin e dytë të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë:  

“Në sajë të Komisionit të Venecias dhe asistencës teknike të misionit të BE-së, Euralius dhe Misionit të SHBA-ve, OPDAT, jemi në fazën përfundimtare të dakordësimit për draftin përfundimtar të së ashtuquajturës ‘Reforma e Drejtësisë’, që shpresojmë se do të miratohet në Parlament në javët e ardhshme, përmes një konsensusi të gjerë mes partive”.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se edhe ligji i dekriminalizmit do të kontribuojë në rritjen e integritetit të funksionarëve publikë dhe politikanëve.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë: “

Së fundmi, në Parlament kemi miratuar një paketë legjislative revolucionare për integritetin e zyrtarëve publikë, që pritet të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të rrisë luftën kundër korrupsionit dhe të rrisë besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit”

Gjatë fjalës së tij Kryetari i Kuvendit Meta shprehu besimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve tek vlerat e bashkimit europian.

 






Të ngjashme