Meta kritika Tahirit: Policia jo të përdoret për të korrur kanabis
Kreu i LSI-së, Ilir Meta ishte kritik me punën e ministrit të Brendshëm, sa i përket çështjes së kanabisit. Ai tha se fenomeni i kanalizimit të vendit dëmton imazhin e vendit dhe kjo gjë sipas Metës duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
“Jam dakord me Luan Ramën kur thotë se nuk duam të shohim më policë duke korrur kanabis, por policia dhe të gjitha institucionet e tjera të përfshihen për të ndaluar prodhimin e kanabisit. Është shumë e rëndësishme që të jepet një mesazh i fortë parandalues. Kjo është fuqia e shtetit. Prokuroria ka një përgjegjësi të madhe sepse duhet të çojë përpara të gjitha proceset, jo thjesht për të dënuar punëtorët e kanabsit. Por ata që duhet që sjelli farat
”.
“Unë kam qenë gjithnjë përkrahës i Policisë së Shtetit, edhe kur është sulmuar mes bulevardit nga horra e banditët. Kam qenë mbrojtës i flakët i saj dhe kur është sulmuar me armë dhe i kam dalë për zot gjithmonë në zbatimin e ligjit… Dhe do të vazhdoj të jem gjithmonë përkrahës i policisë sepse është kontakti i parë i shtetit që përballet me krimin dhe vetë garantimin e të drejtave të qytetarit”
.
Meta: Arrestimin e Balilit e kërkon SHBA
Sa i përket çështjes së mos arrestimit të Klement Balilit, Meta tha se kjo është një çështje e kërkuar nga SHBA.
“Ju e keni ndjekur shqetësimin e Donald Lu për mos-arrestimin e Balilit, i kërkuar edhe nga DEA për trafik dhe kjo vë në pikëpyetje institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar. Në ShBA u prita nga ndihmës Sekretarja e Shtetit. Pata një bisedë të shkëlqyer, për reformën në drejtësi. Përveç fjalëve shumë të mira, më ka thënë të vetmin shqetësim konkret dhe më ka kërkuar të tërheq vëmendjen e institucioneve për mos-arrestimin e Balilit. Nuk ka vend tjetër përveç Këshillit të Sigurisë ku mblidhen të gjitha institucionet e vendit dhe diskutohen çështje të thella”.
/ tvklan.al