Meta: Ligji për arsimin e lartë nuk pati suksesin që prisnim
Kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim ka zhvilluar një takim më nxënës në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, ku foli për programin e LSI për arsimin. Meta tha se Shqipëria duhet të investojë në sistemin e arsimit. Gjithashtu, ai tha se ligji për arsimin e lartë nuk pati suksesin që pritej, pasi edhe në rastet kur ligjet janë të mira ato çalojnë në zbatimin e tyre.
Debati për arsimin është gjithnjë i rëndësishëm. Kemi nevojë për një sistem të integruar dhe të unifikuar të arsimit.
Ligji për arsimin e lartë ishte një ligj me qëllime pozitive, por nuk pati suksesin që prisnim, pasi edhe kur bëjmë ligje të mira çalojmë në zbatimin e tyre.
Sfidat janë të mëdha dhe vëmendja për arsimin duket edhe në mbështetjen që i jepet këtij sektori edhe nga buxheti i shtetit. Dhe në këtë drejtim pesha që duhet të zërë arsimi është shumë e lartë, pasi do kthehet më vonë në ekonominë tonë shqiptare
.
Disa ditë më parë kritika ndaj arsimit pati dhe bashkëshortja e Ilir Metës, njëkohësisht deputet e Kuvendit, Monika Kryemadhi, e cila tha se reforma në arsim universitar cënoi të ardhmen e vendit dhe shpresat e maturantëve.
Por nuk vonoi dhe kundërpërgjigja e ministres Lindita Nikolla ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, tha se mirëkupton çdo kritikë, megjithatë ajo thekson se praktika e re e maturës shtetërorë është fryt i një pune të përbashkët, përshirë LSI -në./tvklan.al