Meta: LSI, jo parti oportuniste


Meta: LSI, jo parti oportuniste

15:10 05/03/2017 https://youtu.be/KkuL-icvCEM

Të rinjve të qytetit të Vlorës, Ilir Meta u foli për rolin e rëndësishëm që sipas tij LSI ka për vendin. Ai tha se ajo nuk është një forcë oportuniste, pavarësisht faktit se ka qenë në qeveri ne dy mandate e fundit, por shtylle kyçe për stabilitetin politik të vendit. Dhe për këtë arsye ajo po rritet.

Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit-

tha Meta.

Në një takim me forumin e LRI-së në Vlorë,  Meta foli për vëmendjen qe strukturat drejtuese te LSI kane ndaj të rinjve jo për fasadë, por sepse mendojnë se e ardhmja sipas tij, mund të ndryshoje vetëm nëse të rinjtë angazhohen seriozisht në politikbërje.

Tv Klan

 

 

 

 






Të ngjashme