Meta: LSI marrëveshje me PS, jo me Ramën
Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar se partia që ai drejtonte LSI i ka mbyllur marrëveshjet me Kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta u shpreh se LSI është e hapur për çdo marrëveshje me Partinë Socialiste, por jo me Ramën.
“Rama ka kërkuar falje dhe do kërkojë prapë. Marrëveshje me Ramën s’ka, me Partinë Socialiste jemi të hapur. Ilir meta ka qenë ekstremist tolerant me Ramën. Së dyti, LSI me PS ka patur shumë më pak pushtet se sa ka patur me PD. Dhe tjetra, Rama ka marrë gjithë përgjegjësitë e qeverisë, me gjithë zv/Kryeministrinë, me gjithë aparatin e Kryeministrisë. Për çfarë e ka penguar LSI? Për të luftuar drogën? Jo! Hipotekën e Tiranës e ka patur Rama, hipotekën e Durrësit, hipotekën e Vlorës, hipotekën e Beratit e ka pasur Rama”,
u shpreh Ilir Meta.
Ish-kreu i LSI tha se gjithashtu se kjo parti do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të rritjet gjatë këtyre 4 viteve dhe sepse nuk ka pasur asnjëherë drejtimin e qeverisë, e për këtë arsye ka se çfarë të premtojë.
Ndërsa sa i përket fushatës së Kryeministrit Edi Rama me “timonin e qeverisjes”, Meta u shpreh:
“Qeverisja s’mund të jetë më autoshkollë që t’ja japim dhe 4 vjet. Njeriu që po e cmonton më mirë këtë qeveri, është vet z.Rama”. /tvklan.al