Meta: Marrëveshja Rama-Basha, hap i rëndësishëm


Meta: Marrëveshja Rama-Basha, hap i rëndësishëm

15:35 07/06/2020

“Përfshirja e këshilltarit tim në rrëzimin e qeverisë, ‘fake news’”

Presidenti e cilëson një hap të rëndësishëm arritjen e konsensusit për ndryshimet në Kodin Zgjedhore, ndonëse lë të kuptohet se kishte pritur ndërhyrje më thelbësore në ligjin elektoral.

Meta i quan lajme të rreme ato të publikuara për përfshirjen e këshilltarit të tij Ilir Kulla në skandalin për zhdukjen në Shqipëri të disa kontenierëve me mbetje nga Italia në vitin 2017.

Ishte një hetim i antimafias italiane që zbuloi se pas lajmeve për zhdukjen në Shqipëri të disa kontenierëve me mbetje nga Italia në vitin 2017 qëndronte Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit Ilir Meta dhe një ish-senator Italian.

Sipas mediave italiane ish-senatori Sergio de Gregorio ishte pronar i portalit që publikoi në atë kohë lajmet e rreme, me kërkesë të Ilir Kullës me synim rrëzimin e qeverisë Rama.

Tv Klan






Të ngjashme