Meta me komisionin e transparencës – (4 Dhjetor 1999)


Meta me komisionin e transparencës – (4 Dhjetor 1999)

19:24 04/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Askush nga ish-bosët e firmave piramidale të mos shpresojë se do të shpëtojë qoftë me ndihmën e ndonjë politikani të papërgjegjshëm apo gjykatësi të korruptuar. Kështu Kryeministri Meta i ka kërkuar komisionit të transparencës përfundimin e procesit të nisur rreth dy vjet më parë. Qeveria Shqiptare, tha ai, do të vazhdojë me këmbëngulje punën e saj që organet e drejtësisë të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë spekulantët e mashtruesit e firmave piramidale apo çdo personi që bashkëpunon me to dhe guxon të sfidoj ligjin.

Meta ka kërkuar nga Gjykata e Faktit të Tiranës përfundimin e gjykimit për firmën VEFA. Kryeprokurori Rakipi ka deklaruar se duhen vënë në bankën e të akuzuarve edhe ata që ideuan këto skema. Ndërkohë ministri i Financave Anastas Angjeli ka siguruar se realizimi i shpërndarjes së vlerave financiare do të përfshijë të gjitha kompanitë që i përkasin skemave piramidale.

Komisioni i Transparencës më tej ka vendosur fillimin e mënjehershëm të ekzekutimit të kredisë greke për të pastrehët e firmave piramidale që do nisë me dhënien e kredisë në dorë për 300 familjet në rrethe. Ndërsa për familjet e tjera do të diskutohet ditën e hënë me Kryetarët e Bashkive të Tiranës dhe Vlorës, për të përshpejtuar kështu procdurat e ndërtimit të banesave./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme