Meta, mesazh homologut grek: Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën që është përfshirë Greqia, si pasojë e zjarreve. Nëpërmjet një letre dërguar homologut të tij, Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre.
Letra e Ilir Metës:
Zoti President,
Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.
Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.
Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke.
Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë./tvklan.al