Meta në Akademinë e Shkencave – (28 Shtator 1999)
Arkiva Ljme – Tv Klan 1999
Qeveria Shqiptare ka kërkuar sot përfshirjen e mendimit Akademik dhe Shkencor në projektet e Paktit të Stabilitetit. Zëvendës Kryeministri Meta ka ngjitur sot paradite shkallët e Akademisë së Shkencave për të zhdukur distancën që sipas tij ekziston mes Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë Shqiptare. Akademia e Shkencave mund të bëjë oponencën e duhur ndaj projekteve qeveritare tha Meta. Janë 12 institucione kërkimore dhe shkencore që do ta kryejnë këtë mision./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame