Meta në Fier: Shqipëria Europiane po e dominon akoma më shumë Shqipërinë e vjetër (10 Maj 2001)
Prespektivat e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të qarkut të Fierit. Ka qenë ky forumi i zhvilluar në këtë qytet me pjesëmarrjen dhe të kryeministrit Meta. Vështrimi mbi kushtet gjeografike, burimet njerëzore dhe resurset e këtij rrethi, industria e naftës dhe prespektivat e saj kanë qenë temat kryesore të diskutimeve. Kjo është një praktikë mjaft e dobishme tha Kryeministri Meta duke shtuar se jo gjithçka duhet pritur nga kryeqyteti.
“Jam i ndërgjegjshëm se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qarkun e Fierit dhe në të ardhmen, por tashmë pas këtij forumi mendoj që do të jemi më të qartë me këtë bashkëpunim afatmesëm dhe afatgjatë midis qeverisë dhe këtij qarku duke përfshirë dhe institucione të tjera të pushtetit vendor. Të gjithë besoj e shikojmë çdo ditë që Shqipëria e re dhe Shqipëria Europiane po e dominon akoma më shumë Shqipërinë e vjetër dhe jam i bindur se me këtë mentalitet të ri gjithashtu t’a kërkojmë nga qeveria, por duke vënë në lëvizje të gjithë institucionet të pushtetit vendor,institucionet lokale,duke vënë në lëvizje mendimin e specialistëve. Duke nxitur iniciativën e lirë dhe kurajon e biznesmenëve, ne do të arrijmë që Shqipëria Europiane të jetë e kudondodhur dhe që Shqipëria e vjetër thjesht të mbetet një kujtim.”
Në përfundim kryeministri tha se forumet e këtij lloji duhet të shtrihen dhe në qarqe të tjera për të përshpejtuar kështu zhvillimin e tyre./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego