Rama, Metës: Kollaj të inatosesh, por zgjidh njeriun e kohën e duhur
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj qëndrimeve të presidentit Ilir Meta, i cili i e quajti reformën në drejtësi “Rama – Forma”. Kreu i qeverisë zgjodhi shprehjen e Aristotelit: Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi”, shkruan Rama në Facebook.
Pas tij ka reaguar presidenti Meta. Ai shkruan se, pasi Edi Rama erdhi në pushtet në shtator të 2017, nisi tjetërsimin e Reformës në Drejtësi. “Falë vizionit të Ulsiut dhe certifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një interpretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm vetëm me 69 vota. Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota. Pra, nga standardet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet artistike të Bienales së Venecias. Nga Reforma kaluan tek Ramaforma”, shkruan nder te tjera presidenti Meta.
Tv Klan