Meta: Opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88
Meta i jep të drejtë opozitës për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias, pa të cilin sipas tij, nuk do të ishte e mundur arritja e konsensusit për Reformën në Drejtësi. Këtë ai e konfirmoi gjatë një interviste për seksionin shqip të “Zërit të Amerikës”.
Kreu i Kuvendit tha se parlamenti mund të mblidhet këtë të enjte, për të nisur miratimin e 7 ligjeve që përmban paketa e Reformës në Drejtësi.
I pyetur për situatën në koalicionin qeveritar, Meta tha se janë të gjitha mundësitë që aleanca PS – LSI ta çojnë deri në fund mandatin e nisur 3 vite më parë.
Tv Klan
Intervista e plotë për “Zëri i Amerikës”
https://www.youtube.com//embed/pqesVXWFzaA