Meta: Kalimi në sistemin e ri të drejtësisë ka vështirësi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e parë nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta. Në rendin e ditës kanë qenë çështje të rëndësishme si Vettingu dhe dhuna në familje. Për numrin një të shtetit kalimi në sistemin e ri të drejtësi ka vështirësi, por institucionet sipas Metës kanë vullnet për të bashkëpunuar.
Presidenti Meta, në një prononcim pas përfundimit të mbledhjes së KLD-së tha se “
mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal dhe në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri
”.
Presidenti tha se “
ky është një proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vetting-ut, por edhe me EURALIUS dhe OPDAT-in që asistojnë.
”
Për anëtarin e këshillit Gerd Hoxha njëkohësisht dhe kryetar i unionit të gjyqtareve pavarësisht se ka probleme ligjore, KLD do japë ndihmë në ngritjen e institucioneve të reja.
Për dhunën në familje do të kryhet një inspektim tematik në të gjitha gjykatat e vendit dhe ne seancën tjetër do të ketë vendimmarrje./Tv Klan