Meta për Kadelin: Humbje e pazëvendësueshme
Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli. Në një mesazh të shpërndarë për mediat, Meta shprehet se humbja e Kadelit është e pazëvendësueshme për fëmijët familjarët dhe të afërmit, shokët e miqtë e tij të panumërt, ashtu sikurse për përkrahësit e tij.
“
Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli.
Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo është një humbje e pazëvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.
Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilët ndanë me të jo vetëm humorin tij të çasteve të gëzuara, por edhe vëmendjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!
U prehtë në paqe shpirti i tij!”,
shkruan Meta në mesazhin e tij./tvklan.al