Meta: Qytetarët të përqendrohen tek mesazhet e autoriteteve


Meta: Qytetarët të përqendrohen tek mesazhet e autoriteteve

13:03 12/03/2020

Kreu i shtetit, Ilir Meta pasi ka dhuruar gjak paraditen e sotme për fëmijët talesemikë, është ndalur dhe në një komunikim të shkurtër për mediat.

Sa i takon situatës së krijuar pas konfirmim të rasteve me koronavirus në Shqipëri, ai u bëri thirrje qytetarëve që të përqendrohen tek mesazhet e autoriteteve dhe të bëjnë sa më shumë kujdes.

“Task-forca në presidencë nuk zëvendëson apo dublon atë të qeverisë, kjo është në aksion të presidentit, në ato detyra që ka... Kështu që duhet të gjithë të përqendrohemi tek mesazhet e autoriteteve të shëndetit publik, duhet të gjithë të kemi parasysh t’i referohemi 127, por duhet parë mundësia për një numër tjetër për të përballuar fluksin, që besoj se të gjithë po bëjë përpjekjet më të mira dhe besoj se të gjithë do ta kalojmë këtë situatë, pa panik, por me kujdes. Mesazhi im shkon për të gjithë dhuruesit e qëndrueshëm e vullnetarët e dhurimit të gjakut që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Këto ditë kjo qendër kombëtare ka nevojë më shumë për ju që t’u shërbejë fëmijëve”. /tvklan.al






Të ngjashme