Meta reagon për largimin e “Omnix Albania”
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta e sheh shqetësues rastin e largimit të kompanisë “Omnix Albania” pas dhunës së ushtruar ndaj investitorit libanezo – amerikan Fadi Mitri, ndaj ai apelon që sa përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë sa më shpejt.
“Shpresojmë që të jetë rasti i fundit ky rast mjaft i dhimbshëm i cënimit të jetës dhe sigurisë të një investitori të huaj. Dua të përsëris atë çfarë është thënë edhe nga përfaqësuesit të tjerë të jo vetëm të LSI, por edhe të mazhorancës dhe të politikës, se është me shumë rëndësi që përgjegjësit e këtij akti kriminal të vihen përpara drejtësisë.
Padyshim duhen bërë përpjekje shumë të mëdha për të krijuar një klimë shumë më pozitive të besimit, të sigurisë, jo vetëm fizike, por edhe juridike, për të gjithë investitorët të huaj dhe vendas, pasi kjo është e domosdoshme që të rriten investimet në vendin tonë dhe të zhvillohet më tej ekonomia jonë dhe të rritet punësimi që është shqetësim kryesor ende.”
Ilir Meta është i pari politikan i mazhorancës që reagon për këtë ngjarje.
Tv Klan