Meta: Reforma në Drejtësi, në seancën e 21 Korrikut
Ashtu si Ambasadori amerikan, Donal Lu, edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, konfirmoi 21 Korrikun, si datën kur do të votohet Reforma në Drejtësi.
I pyetur pas një vizite në Cërrik, për Reformën në Drejtësi, Meta evitoi të bëjë komente lidhur me çështjen.
Dy ditë më parë, LSI përjashtoi nga radhët e saj deputetin Përparim Spahiu, i cili doli kundër monitorimit ndërkombëtar për procesin e Vetingut.
Tv Klan